Bota

Prapaskenat e seancës së jashtëzakonshme të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës

Drejtor për çështje plenare dhe procedurale në Kuvendin e Kosovës, Sali Rexhepi rrëfen se si filluan përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme të së dielës së dytë të shkurtit të ftohtë 16 vjet më parë, që nga kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, mbajtja e mbledhjes së kryesisë, fillimi i shkrimit të skenarit e deri te akti i shpalljes së Pavarësisë.

17 Shkurt 2024, 22:33 Nga N.F
Prapaskenat e seancës së jashtëzakonshme të shpalljes
Foto ilustruese

KOSOVË- 16 vjet kanë kaluar prej se kur u shpall Kosova shtet i pavarur. Këto vite nuk kanë zbehur aspak kujtimet e punonjësit të Kuvendit të Kosovës, Sali Rexhepit i cili më 17 shkurt 2008 ishte ngarkuar me punë për të qëndruar prapa administratës. Ai kujdesej që asnjë detaj të mos kalonte pa parapërgatitje dhe që procedurat do ndiqeshin e shteti i ri nuk do dështonte në hapat e parë të vendimmarrjes.

Drejtor për çështje plenare dhe procedurale në Kuvendin e Kosovës, Sali Rexhepi rrëfen se si filluan përgatitjet për seancën e jashtëzakonshme të së dielës së dytë të shkurtit të ftohtë 16 vjet më parë, që nga kërkesa për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme, mbajtja e mbledhjes së kryesisë, fillimi i shkrimit të skenarit e deri te akti i shpalljes së Pavarësisë.

“Ka qenë ditë e diel, rreth orës 11:00 kemi marr një kërkesë të nënshkruar nga ish-kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ish-kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, që kanë kërkuar mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme me dy pika të rendit të ditës”, rrëfeu nën emocione Rexhepi në një intervistë për KALLXO.com.

Në atë mbledhje u miratuan dy pikat e rendit të ditës “Deklarata e Pavarësisë” dhe “Miratimi i simboleve shtetërore”.

“Kanë marr pjesë tetë anëtarë të Kryesisë, pesë shefa të Grupeve Parlamentare, kryetari i Kosovës dhe kryeministri. Është diskutu dhe janë miratu pikat e rendit të ditës që të miratohen në seancë. Është caktu edhe rrjedha e folësve në seancë dhe është caktu që seanca të mbahet në ora 15:00, ne kemi ftu deputetët, kemi njoftu opinionin. Parapërgatitja ka qenë tërë ditën”, tregon Rexhepi.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17.02.2008 në ora 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Deklarata e Pavarësisë ishte lexuar nga Hashim Thaçi, i cili në atë kohë ishte kryeministër i Kosovës.

sali rexhepi pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 22:06 N.F

Frika e bizneseve nga Trump

Trump SHBA- Kur Donald Trump u largua nga posti tre vite më parë, pasi hodhi akuza për vjedhje votash dhe komplotoi për të pë...