Bota

Shembja e minierës ku u bllokuan 9 punëtorë, arrestohen gjashtë drejtues të minierës në Turqi

Sipas mediave turke, mes të arrestuarve është edhe një shtetas kanadez, drejtues i kompanisë Anagold që operon në këtë minierë ari.

17 Shkurt 2024, 21:53 Nga N.F

Shembja e minierës ku u bllokuan 9 punëtorë, arrestohen

Pamje jashtë minierës

TURQI- Gjashtë drejtues të minierës së arit ku u bllokuan nëntë punëtorë janë arrestuar në lidhje me ngjarjen. Lajmin e ka konfirmuar sot Ministria e Energjisë e Turqisë.

"Arrestimi i gjashtë personave u vendos nga gjykata mbrëmë, ndërsa dy punëtorë u liruan nën mbikëqyrjen gjyqësore," tha Ministri i Energjisë Alparslan Bayraktar në një konferencë shtypi në Iliç, në provincën Erjican të Turqisë verilindore.

Sipas mediave turke, mes të arrestuarve është edhe një shtetas kanadez, drejtues i kompanisë Anagold që operon në këtë minierë ari. 80% e aksioneve të Anagold i përkasin kompanisë SSR Mining me qendër në Denver dhe Toronto, ndërsa 20% e mbetur kompanisë turke Lidya.

Autoritetet i hoqën edhe lejen mjedisore të minierës, pa të cilën ajo nuk mund të vazhdojë aktivitetin. Sipas raportit paraprak të ekspertëve, drejtuesit e minierës së arit nuk kanë marrë masat e nevojshme parandaluese, megjithëse kanë qenë të vetëdijshëm për rrezikun e shembjes të dheut.

 

miniere shembje arrestim

Sondazh

Poll