Bota

Shpërthim në një fabrikë fizekzjarresh në Indi, humbin jetën 10 persona, plagosen 15 të tjerë

Siç njoftoi policia lokale shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr që ka rënë brenda fabrikës në shtetin Tamil Nadu.

17 Shkurt 2024, 22:22 Nga N.F
Shpërthim në një fabrikë fizekzjarresh në Indi, humbin
Foto ilustruese

INDI- Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarre në Indinë jugore. Siç njoftoi policia lokale shpërthimi është shkaktuar nga një zjarr që ka rënë brenda fabrikës në shtetin Tamil Nadu.

“Dhjetë punëtorë u vranë nga shpërthimi. Pesë nga 15 të lënduarit janë duke u trajtuar”, tha zëdhënësi i policisë Feroze Khan Abdullah duke sqaruar se shkaku i zjarreve ende nuk është përcaktuar.

Shpërthimet janë një dukuri e zakonshme në industritë e fishekzjarreve. Fishekzjarret janë shumë të njohura në Indi dhe njerëzit i përdorin ato në dasma dhe gjithashtu në festivale fetare si Diwali. Megjithatë, shumë fabrika nuk respektojnë rregullat bazë të sigurisë.

Njëmbëdhjetë punëtorë u vranë në Nju Delhi të premten kur një zjarr shpërtheu në një fabrikë bojrash pas një shpërthimi. Tetë persona të tjerë u vranë dhe 80 të tjerë u plagosën këtë muaj në shtetin qendror indian të Madhya Pradesh pasi një shpërthim në një fabrikë tjetër fishekzjarre shkaktoi një zjarr masiv.

indi zjarrrikese viktima

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 22:06 N.F

Frika e bizneseve nga Trump

Trump SHBA- Kur Donald Trump u largua nga posti tre vite më parë, pasi hodhi akuza për vjedhje votash dhe komplotoi për të pë...