Bota

Një mjet i dyshimtë alarmon policinë, bllokohet qarkullimi në rrugën “B” në Prishtinë

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet operative.

17 Shkurt 2024, 22:13 Nga N.F
Një mjet i dyshimtë alarmon policinë, bllokohet qarkullimi
Foto ilustruese

KOSOVË- Mbrëmjen e sotme është mbyllur qarkullimi në një pjesë e rrugës “B”, në Prishtinë pas dyshimeve në lidhje me një mjet në këtë rrugë. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet operative.


“Rreth orës 20:30 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një mjet të dyshimtë në rrugën “B” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë ajo.

prishtine bllokim rruge mjet i dyshimte

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 22:06 N.F

Frika e bizneseve nga Trump

Trump SHBA- Kur Donald Trump u largua nga posti tre vite më parë, pasi hodhi akuza për vjedhje votash dhe komplotoi për të pë...