Bota

Netanyahu: Nuk kanë kuptim bisedimet për armëpushim nëse Hamasi nuk ndryshon qëndrimin e tij

Netanyahu tha të shtunën se ai kishte dërguar negociatorë në Kajro për bisedime mbi një marrëveshje armëpushimi, siç kërkoi presidenti amerikan, Joe Biden por negociatorët izraelitë nuk u kthyen për bisedime të mëtejshme pasi kërkesat e Hamasit ishin joreale.

17 Shkurt 2024, 20:56 Nga N.F
Netanyahu: Nuk kanë kuptim bisedimet për armëpushim nëse
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu fajësoi Hamasin për dështimin e bisedimeve në Kajro për një marrëveshje armëpushimi. Netanyahu më tej njoftoi për një operacion ushtarak në Rafah. 

Netanyahu tha të shtunën se ai kishte dërguar negociatorë në Kajro për bisedime mbi një marrëveshje armëpushimi, siç kërkoi presidenti amerikan, Joe Biden por negociatorët izraelitë nuk u kthyen për bisedime të mëtejshme pasi kërkesat e Hamasit ishin joreale. Netanyahu tha se nuk kishte kuptim në negociata të mëtejshme derisa Hamasi të bënte ndryshime në kërkesat e tij.

Ai më tej shtoi se nëse operacioni ushtarak izraelit atje nuk vazhdon, Izraeli do ta humbasë luftën kundër Hamasit. Në një konferencë për shtyp në Jerusalem, Netanyahu theksoi se ushtria izraelite do të vazhdojë operacionin e saj në Rafah edhe nëse arrihet një marrëveshje me lëvizjen islamike palestineze për lirimin e pengjeve që ende mbahen në Rripin e Gazës.

 

netanyahu armepushim joe biden

Sondazh

Poll