Bota

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç, Borrell: Stabiliteti dhe paqja në rajon arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Borrell tha se stabiliteti dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

17 Shkurt 2024, 20:10 Nga M.B

 

Takimet me Kurtin dhe Vuçiç, Borrell: Stabiliteti dhe paqja
Josep Borrell

MYNIH- Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka dhënë detaje për takimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Mynih ku ndodhen në kuadër të Konferencës për Sigurinë. Borrell tha se stabiliteti dhe paqja në rajon mund të arrihen vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Stabiliteti i qëndrueshëm dhe paqja në rajon mund të arrihet vetëm përmes normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Rruga drejt kësaj çon përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Borrell në një postim në platformën “X”.

 

josep borrell kosova serbia

Sondazh

Poll