Bota

Ministrat e Jashtëm të G7 i kërkojnë Moskës të sqarojë rrethanat e vdekjes së Navalny

Ministrat shprehën zemërimin e tyre për vdekjen në burg të Alexei Navalny, i cili u dënua padrejtësisht për aktivitetet e tij politike dhe luftën e tij kundër korrupsionit.

17 Shkurt 2024, 18:34 Nga N.F
Ministrat e Jashtëm të G7 i kërkojnë Moskës të
Pamje nga homazhet

MYNIH- Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të G7 i kanë bënë thirrje Moskës që të sqarojë plotësisht rrethanat e vdekjes së Alexei Navalny. Ministrat shprehën zemërimin e tyre për vdekjen në burg të Alexei Navalny, i cili u dënua padrejtësisht për aktivitetet e tij politike dhe luftën e tij kundër korrupsionit.

Ministrat e Jashtëm të Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe SHBA-së janë takuar sot në Mynih ku në fillim të takimit mbajtën një minutë heshtje për të nderuar liderin e opozitës ruse.

g7 alexei navalny moska

Sondazh

Poll