Art&Argëtim

Një Barbie e vërtetë, Jennifer Lopez shkëlqen në paraqitjen e saj më të fundit

Ajo kompletoi look-un me taka të argjendta, një pallto gri të madhe dhe një çantë argjendi që e mbante në dorë.

17 Shkurt 2024, 17:39 Nga S.B
Një Barbie e vërtetë, Jennifer Lopez shkëlqen në
Jennifer Lopez

SHBA- Jennifer Lopez bëri një paraqitje të mrekullueshme teksa u largua nga emisioni ‘The Tonight Show’ me Jimmy Fallon në Nju Jork të premten. Ylli i Hustlers, 54-vjeç, shkëlqente e veshur me një fustan rozë që tregonte dekoltenë e saj të bollshme dhe paraqiste një të çarë përpara, ndërsa ndaloi për ti dhënë autografë fansave.

Ajo kompletoi look-un me taka të argjendta, një pallto gri të madhe dhe një çantë argjendi që e mbante në dorë. Flokët e saj ngjyrë karamel dhe të gjatë ishin të lëshuara dhe të ndara në mes me pak onde. Bukuroshja tronditi me paraqitjen e saj, gjatë së cilës foli për filmin dhe albumin e saj më të fundit, This Is Me... Now.  ‘A Love Story’ është publikuar së fundmi në Amazon Prime Video.

Një Barbie e vërtetë, Jennifer Lopez shkëlqen në
Jennifer Lopez

 

jennifer lopez ben affleck

Sondazh

Poll