Art&Argëtim

Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës: Më në fund jemi të lirë

Në përshkrimin e fotos ishte urimi i pavarësisë dhe dy ikona zemrash blu dhe të verdhë njësoj si vetë flamuri i Kosovës.

17 Shkurt 2024, 17:06 Nga S.B
Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës: Më në fund jemi
Dua Lipa

ANGLI- Këngëtarja Dua Lipa ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë. Me anë të një postimi në story në Instagram këngëtarja me origjinë shqiptare ka rihedhur postimin e 'Republica Agency' në bashkëpunim me 'Sunny Hill Festival'. Në postim shkruhej: #jam e lirë, gëzuar Ditën e Pavarësisë Kosovë!

Në foton pasardhëse shkruhej: Më në fund të lirë, u jemi shumë mirënjohës atyre që punuan pa u lodhur për të bërë ëndrën drejt udhëtimeve pa viza realitet. Pritja për këtë vendim është një fitore. Le të festojmë sot dhe çdo ditë!

Në përshkrimin e fotos ishte urimi i pavarësisë dhe dy ikona zemrash blu dhe të verdhë njësoj si vetë flamuri i Kosovës.

Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës: Më në fund jemi
përshkrimi i urimit

Dua Lipa nuk zgjodhi të komentonte postimin por e shoqëroi atë me gjashtë emoji të zemrës së kuqe.

Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës: Më në fund jemi
story i Dua Lipës

dua lipa pavaresia e kosoves

Sondazh

Poll