Sport

VIDEO / Murriqi shpjegon gjestin që bëri pas rikthimit tek goli!

Goli i shënuar ndaj Raryos ishte gëzimi i parë i vitit për “Piratin”, i cili është gjithmonë sinonim i golave, por mbi të gjitha i pikëve.

16 Shkurt 2024, 22:36 Nga DOSJA
VIDEO / Murriqi shpjegon gjestin që bëri pas rikthimit tek goli!

SPANJE - Vedat Muriqi është titullar i padiskutueshëm te Mallorca, edhe nëse Larin dhe Abdón po luftojnë fort për një vend në formacion në fazën sulmuese. Sulmuesi dardan, sipas një analize të Marca-s, mbetet zgjedhje e për në majë të sulmit, përtej partnerit që do të ketë në krah.

Pasi rigjeti golin ndaj Rayos, “Pirati” foli për median e klubit, duke pranuar se kishte “vuajtur pak për t’u rikuperuar sa më mirë”, duke shtuar se nga ana mendore “duhej të isha i fortë, nuk e dija që ishte kaq i rrallë një lëndim në pulpë”.

Goli i shënuar ndaj Raryos ishte gëzimi i parë i vitit për “Piratin”, i cili është gjithmonë sinonim i golave, por mbi të gjitha i pikëve. “Kundër Rayo u ndjeva shumë mirë. Para ndeshjes trajneri më tha që do të isha titullar dhe mendoja vetëm të shënoja një gol para të gjithë tifozëve.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll