Bota

Princ Harry mund t'i rikthehet detyrave mbretërore nëse Mbreti Charles ja kërkon

Duka i Sussex-it bëri një fluturim përtej Atlantikut për të parë babanë e tij të prekur nga kanceri për pak se 30 minuta pas diagnozës së tij të fundit.

17 Shkurt 2024, 10:23 Nga S.B

 

Princ Harry mund t'i rikthehet detyrave mbretërore nëse Mbreti
Princi Harry

SHBA- Princi Harry do të ishte i gatshëm të kthehej në detyrat e tij mbretërore nëse mbreti Charles III do t'ia kërkonte atij një gjë të tillë, thotë një burim për Page Six. Duka i Sussex-it bëri një fluturim përtej Atlantikut për të parë babanë e tij të prekur nga kanceri për pak se 30 minuta pas diagnozës së tij të fundit.

Duke folur për "Good Morning America" të premten, Harry i cili është i pesti në radhën e fronit, theksoi: "Unë e dua familjen time".

Javën e kaluar, Harry u takua me babanë e tij 75-vjeçar në shtëpinë e monarkut në Londër, Clarence House, gjatë një udhëtimi të shpejtë 25-orësh në MB.

Ai shtoi: Shiko, unë e dua familjen time. Fakti që munda të hipja në aeroplan dhe të shkoja ta shihja dhe të kaloja kohë me të, jam mirënjohës për këtë.

Kur u pyet për pikëpamjen e tij në lidhje me gjendjen e shëndetit të babait të tij, ai tha: Kjo qëndron mes meje dhe tij.

Burime të shumta kanë thënë se Harry dhe Markle janë duke punuar drejt një masterplani "pajtimi" me familjen mbretërore, i cili u prish disi kur libri i Omid Scobie zbuloi Charles dhe Kate Middleton si dy anëtarët e dyshuar racistë mbretërorë, duke shkaktuar mërzitje në familjen mbretërore. Megjithëse jeton në Kaliforni me aktoren e "Suits" dhe dy fëmijët e tyre, Princin Archie, 4 vjeç dhe Princeshën Lilibet, 2 vjeç, Harry tha se do të kthehej në MB për të parë babanë e tij.

"Unë kam familjen time, siç kemi të gjithë," tha ai. “Familja ime dhe jeta ime në Kaliforni është ashtu siç është. Kam planifikuar udhëtime të tjera që do të më çojnë në MB ose që do më kthejnë atje, kështu që do të ndalem dhe do të shoh familjen time sa më shumë që të mundem.”

 

princ harry mbreti charles

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 08:24 I.A

Kosova feston sot 16 vite shtet

Flamuri i Kosoves KOSOVË- Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosov&eum...