Bota

Nën tingujt e himnit kombëtar, ngrihet flamuri i Kosovës: Jemi më të fortë se kurrë

Paraprakisht u mbajtë mbledhja festive e Qeverisë, ku Kurti tha se Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

17 Shkurt 2024, 10:04 Nga I.A
Nën tingujt e himnit kombëtar, ngrihet flamuri i Kosovës: Jemi
Flamuri i Kosoves

KOSOVË- Në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë para objektit të Qeverisë së Kosovës është bërë ngritja solemne e flamurit të Republikës së Kosovës Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti. Paraprakisht u mbajtë mbledhja festive e Qeverisë, ku Kurti tha se Kosova ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim.

“Ashtu sikurse ditën kur u shpall, 16 vite më parë, ashtu edhe sot si dhe cdo ditë më tej, Republika e Kosovës ishte, është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim. Andaj sot festojmë e urojmë e përgëzojmë jo vetëm shqiptarët, por edhe komunitetet joshumicë në Republikën tonë, serbët, boshnjakët, turqit, romët, ashkalinjtë, egjiptianët, goranët, por edhe malazëzët, kroatët etj”, deklaroi Kurti.

pavaresia e kosoves vjosa osmani albin kurti

Sondazh

Poll

Bota 17 Shkurt 2024, 08:24 I.A

Kosova feston sot 16 vite shtet

Flamuri i Kosoves KOSOVË- Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosov&eum...