Bota

VIDEO/ Von der Leyen ngushëllon gruan e Navalny për humbjen e tij

Von der Leyen dhe Julia gjenden në Mynih në kuadër të Konferenës së Sigurisë.

16 Shkurt 2024, 22:50 Nga DOSJA

 

VIDEO/ Von der Leyen ngushëllon gruan e Navalny për humbjen e tij
Ursula von der Leyen dhe gruaja e Navalny

 

MYNIH- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka shpërndarë një video në platformën 'X' ku shihet teksa ngushëllon dhe përqafon gruan e Alexei Navalny, Julia Navalnaya. Von der Leyen dhe Julia gjenden në Mynih në kuadër të Konferenës së Sigurisë.

"E dashur Yuliya, ju dhe familja juaj e keni mbështetur me guxim Alexei Navalny në kauzën e tij për kaq shumë vite. Sot, ne gjithashtu përulim kokën para gjithë familjes," shkruan Von der Leyen.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

alexey navalny  ursula von der leyen

Sondazh

Poll