Bota

Vdekja e Navalny, Macron: Në Rusi sot, shpirtrat e lirë dënohen me vdekje

Macron tha përmes platformës 'X', se në Rusi sot, shpirtrat e lirë dërgohen në gulag, ku ata dënohen me vdekje.

16 Shkurt 2024, 22:31 Nga M.B
Vdekja e Navalny, Macron: Në Rusi sot, shpirtrat e lirë dënohen
Emmanuel Macron

FRANCA- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar pas vdekjes së paritur të opozitarit rus Alexei Navalny në burg. Macron tha përmes platformës 'X', se në Rusi sot, shpirtrat e lirë dërgohen në gulag, ku ata dënohen me vdekje.

Presidenti francez përshëndeti kujtimin, angazhimin dhe guximin e Navalny dhe dërgoi ngushëllimet e tij për familjen e tij.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

emmanuel macron rusia

Sondazh

Poll