Sport

VIDEO / Partizani i Shehit, përmbys Tiranën në derbi!...

Pas javës së 24-t të kategorisë Superiore, Partizani renditet në vend të dytë me 40 pikë, -8 më pak se Egnatia, teksa Tirana në vend të katërt me 34 pikë.

16 Shkurt 2024, 21:40 Nga DOSJA

VIDEO / Partizani i Shehit, përmbys Tiranën në derbi!...

TIRANE - Partizani rikthehet te triumfi në kampionat dhe atë e bën në derbin ndaj Tiranës në “Air Albania”, teksa “bardheblutë” vuajnë për javën e dytë radhazi mungesën e fitores.

“Të kuqtë” e kryeqytetit përmbysën “bardheblutë” me rezultatin 2-1, në një takim që rezultoi shumë i luftuar dhe spektakolarë.

Ishin “bardheblutë” e kryeqytetit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës. Në minutën e 7-të me Tiranën që u hodh në kundërsulm, pas tentativës së Abazajt, që u ndal nga portieri Hoxha, topi përfundoi te Latifi, me sulmuesin “bardheblu” që e finalizoi në fund të rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh.


Megjithatë pas një ndërhyrje të gabuar të portierit Abdullahu ndaj Skukës, Partizani fitoi penallti që u ekzekutua më së miri nga sulmuesi i “të kuqve” në minutën e 32-të.


Pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 43-të pas një kombinimi të bukur me Rrapajn, Cara kalon mbrojtjen e Tiranës dhe e dërgon topin në fundin e rrjetës, duke përmbysur rezultatin 2-1 në fraksionin hapës.


Pjesa e dytë nga ana tjetër solli raste të shumta, megjithatë nuk dhuroi më gola.

Pas javës së 24-t të kategorisë Superiore, Partizani renditet në vend të dytë me 40 pikë, teksa Tirana në vend të katërt me 34 pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll