Bota

“2 mijë euro për 10 ditë në provë”, martesa e vajzave shqiptare me maqedonasit e vjetër në rrjetet sociale, f

12 Nëntor 2019, 09:26 Nga DOSJA
“2 mijë euro për 10 ditë në provë”, martesa

TIRANË– Meshkujt e vjetër nga Maqedonia dhe Serbia prej kohësh njihen për martesat e tyre me vajza të reja shqiptare në këmbim të një vlere të lartë parash.

E në këtë mënyrë për shkak të këtyre martesave teje të çuditshme në ditët e sotme ekziston një  agjenci që ndihmon në lidhje të tilla përmes shërbimeve që ofron interneti.

‘Një numër i serbëve, maqedonasve, boshnjakëve e kanë gjetur gruan e tyre përmes grupit “Shqiptaret për martesë” në Facebook. Agjensia Kurir në Serbi thotë se motivet e grave të reja shqiptare për t’u martuar janë kryesisht për t’i shpëtuar varfërisë, dhe motivi më i zakonshëm për burrat serbë është që ata nuk mund të gjejnë gra të përshtatshme për veten e tyre, transmeton agjencia e lajmeve INA. Shqiptarët janë patriarkalë dhe “skllave të shtëpisë”,’- shprehen drejtues të agjensisë.

Ndërkohë sipas tyre ky është ndër opsionet më pak të kushtueshme, rreth 1000 euro me kushtin që  nusja të  qëndrojë për 10 ditë në provë tek shtëpia e burrit. Dhe nëse burri pranon ta mbajë nusen në  shtëpinë e tij duhet të paguajë plot 2000 euro.

Edhe pse kjo lloj mënyre martese ka ekzistuar prej kohësh, psikologu social Vesna Tomic shpjegon se ky fenomen është gjithmonë e në rritje, për të  vetmen arsye se  gratë duan të largohen nga fshatrat.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni maqedoni martesat me para meshkujt e vjetër serbi maqedoni martesat me para meshkujt e vjetër serbi

Sondazh

Poll