Bota

Shefi i OKB-së: Të bëhen hetime të besueshëm dhe transparente për vdekjen e Navalny

Zëdhënësi i tij shton se Guterres ishte i tronditur nga vdekja e raportuar e Navalny.

16 Shkurt 2024, 22:05 Nga M.B
Shefi i OKB-së: Të bëhen hetime të besueshëm dhe
Antonio Guterres

SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka bërë thirrje për një hetim të plotë të besueshëm dhe transparent mbi rrethanat e vdekjes së Navalny në paraburgim, sipas zëdhënësit të tij. Zëdhënësi i tij shton se Guterres ishte i tronditur nga vdekja e raportuar e Navalny.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

antonio guterres alexei navalny

Sondazh

Poll