Bota

Kurti takim me senatorët amerikanë në Mynih: Nevoja e llogaridhënies nga Serbia për sulmin në Banjskë, një shqetësim i përbashkët

Kurti mësohet se ka takuar, ndër të tjerë, disa senatorë amerikanë, me të cilët ka biseduar për sulmin terrorist serb në Banjskë.

16 Shkurt 2024, 21:17 Nga M.B
Kurti takim me senatorët amerikanë në Mynih: Nevoja e
Foto nga takimi

MYNIH- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndodhet në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet Konferenca e Sigurisë dhe ku po merr pjesë në një sërë takimesh. Kurti mësohet se ka takuar, ndër të tjerë, disa senatorë amerikanë, me të cilët ka biseduar për sulmin terrorist serb në Banjskë.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka thënë se kishte kënaqësinë të takonte senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Pete Ricketts, Chris Van Hollen dhe Chris Murphy.

“Fola për nevojën e llogaridhënies nga Serbia pas sulmit terrorist në Banjskë, një shqetësim që është i përbashkët. Kosova mbetet përkrahëse e demokracisë dhe aleate e SHBA-së”, ka shkruar Kurti.

kosova albin kurti

Sondazh

Poll