Bota

Kurti për vdekjen e Navalny: Gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit

Kurti ka thënë se disa orë më parë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka dëgjuar për vdekjen e Alexei Navalnyn nga bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.

16 Shkurt 2024, 19:54 Nga M.B
Kurti për vdekjen e Navalny: Gatishmëri për të vrarë
Albin Kurti

MYNIH- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti reaguar në lidhje me vdekjen e opozitarit rus Alexei Navalny. Kurti ka thënë se disa orë më parë, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ka dëgjuar për vdekjen e Alexei Navalnyn nga bashkëshortja e tij, Yulia Navalnaya.

Ai ka shtuar se vdekja e Navalnyt është thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është.

“Vdekja e raportuar e Navalnyt është një thirrje për të gjithë për të parë autoritarizmin ashtu siç është, një gatishmëri për të vrarë dhe torturuar këdo që kërcënon kontrollin e ngushtë të pushtetit”, shkroi Kurti në platformën 'X'.

albin kurti alexei navalny

Sondazh

Poll