Bota

Ekspozohen për herë të parë gurët e çmuar që u vodhën nga Muzeu Britanik

Dhjetë prej tyre tani shfaqen në një ekspozitë të quajtur 'Rizbulimi i gurëve të çmuar'.

16 Shkurt 2024, 19:40 Nga S.B
Ekspozohen për herë të parë gurët e çmuar
foto ilustruese

ANGLI- Dhjetë gurë të çmuar prej kristali janë ekspozuar për herë të parë që kur u vodhën nga Muzeu Britanik. Në gusht, muzeu njoftoi se deri në 2,000 objekte nga depot e tij mungonin, ishin vjedhur ose dëmtuar. Drejtori i përkohshëm Sir Mark Jones tha për BBC se procesi për t'i rikuperuar ato ishte "i gjatë" dhe "i ndërlikuar". Deri më tani, 356 artikuj janë marrë nga gjashtë burime të ndryshme, zbuloi ai.

Dhjetë prej tyre tani shfaqen në një ekspozitë të quajtur 'Rizbulimi i gurëve të çmuar'. Sendet e vogla janë një perlë e lashtë prej xhami me shirita jeshil, të bardhë dhe blu që tregojnë perëndinë romake të verës dhe kënaqësisë, Bacchus, që daton nga shekulli I para Krishtit; dhe një në të verdhë që përshkruan perëndinë greke Zeus në formë shqiponje.

Ekspozohen për herë të parë gurët e çmuar
foto ilustruese

Shumica dërrmuese e sendeve të gjetura kanë ardhur nga tregtari danez i gurëve të çmuar Dr Ittai Gradel, i cili së pari paralajmëroi muzeun për vjedhjet në vitin 2021. Dr Gradel tha për BBC se ato ishin dëshmi e drejtpërdrejtë e shijeve, dobësive, çudisë, mentalitetit të romakëve të lashtë, një mënyrë për të njohur këta njerëz të vdekur prej kohësh.

Ai shtoi: "Kjo pamje në mendësinë e tyre nuk pushon kurrë së magjepsuri".

Gurët e çmuar të gdhendura në gur ose të derdhur në xham ishin shumë të lakmuar për shekuj, dhe konkurrenca për t'i blerë ato ishte e ashpër, veçanërisht në shekullin e 18-të. Ato ishin gjithashtu të shtrenjtë. Sir Mark tha se duheshin "të paktën disa vjet" për të rikuperuar më shumë nga 1600 sendet e vjedhura. Një anëtar i stafit është shkarkuar dhe një hetim policor është në vazhdim. Ekspozita “Ri zbulimi i gurëve të çmuar” është e hapur nga e enjtja, 15 shkurt, deri më 2 qershor.

gure te cmuar muzeu britanik

Sondazh

Poll