Bota

"Nuk njeh ende Kosovën", Kurti zhvillon takim me Kryeministrin e Armenisë në Mynih

Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

16 Shkurt 2024, 18:17 Nga M.B
"Nuk njeh ende Kosovën", Kurti zhvillon takim me Kryeministrin e
Nikol Pashinyan dhe Albin Kurti

MYNIH- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan. Ky takim ishte i pari mes kryeministrave dhe mësohet se Kurti shprehu mirënjohjen ndaj qëndrimit të Armenisë në procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Po ashtu Kurti ka theksuar se Kosova i zotëron vlerat e Këshillit të Evropës dhe se krahas kësaj organizate, synon anëtarësimin edhe në NATO.

Nga ana tjetër, kryeministri armen theksoi rëndësinë dhe simbolikën e këtij takimi të parë mes dy kryeministrave dhe shprehu interesim për bashkëpunim ekonomik dhe për mundësitë që ofron Kosova në investime.

“Në këtë drejtim, mes tjerash, Kryeministri Kurti veçoi sektorin e energjisë.Interesim dhe gatishmëri të dyanshme kishte edhe për bashkëpunim në fushën e kulturës, filmit, turizmit dhe edukimit”, thuhet në njoftim.

armenia kosova

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2024, 17:41 h.k

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih

Foto ilustruese GJERMANI-Në Mynih fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë - MSC ësht&eum...