Bota

Perëndimi akuzoi Putin-in për vdekjen e Navalny, Kremlini: Sulmet të papranueshme, reagime histerike

Peskov thotë se reagimi i udhëheqësve perëndimorë ndaj vdekjes së Navalny ishte "histerik"

16 Shkurt 2024, 18:04 Nga M.B
Perëndimi akuzoi Putin-in për vdekjen e Navalny, Kremlini: Sulmet
Dmitry Peskov

RUSIA- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmtry Peskov ka thënë se çdo akuzë se Moska zyrtare është përgjegjëse për vdekjen e Alexei Navalny është plotësisht e papranueshme. Peskov thotë se reagimi i udhëheqësve perëndimorë ndaj vdekjes së Navalny ishte "histerik". Më herët, kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin fajësoi Perëndimin për vdekjen e kritikut të Kremlinit.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

dmitry peskov aleksei navalny

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2024, 17:41 h.k

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih

Foto ilustruese GJERMANI-Në Mynih fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë - MSC ësht&eum...