Bota

Vdekja e Navalny në burg, Hillary Clinton citon fjalët e tij: Nëse më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë

Clinton ka cituar fjalët e Navalny ku bënte thirrje për të mos u dorëzuar dhe ku thoshte se dhe nëse e vrasin do të thotë se mbështetësit e tij janë tepër të fortë.

16 Shkurt 2024, 19:00 Nga M.B
Vdekja e Navalny në burg, Hillary Clinton citon fjalët e tij:
Hillary Clinton

SHBA- Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton ka postuar një mesazh në homazh për opozitarin e ndjerë rus, Alexei Navalny, në platformën X. Clinton ka cituar fjalët e Navalny ku bënte thirrje për të mos u dorëzuar dhe ku thoshte se dhe nëse e vrasin do të thotë se mbështetësit e tij janë tepër të fortë.

“Dëgjo, kam diçka shumë të qartë për t'ju thënë. Nuk ju lejohet të dorëzoheni. Nëse vendosin të më vrasin, do të thotë se ne jemi tepër të fortë,” shkruan ajo, duke cituar Navalny nga një dokumentar i BBC-së i vitit 2022. Ajo gjithashtu i dërgon "ngushëllimet më të thella" familjes së Navalny dhe popullit rus për vdekjen e tij.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

hilllary clinton alexey navalny 

Sondazh

Poll

Bota 16 Shkurt 2024, 17:41 h.k

DW: Konferenca e Sigurisë në Mynih

Foto ilustruese GJERMANI-Në Mynih fillon nga 16 shkurti deri 18 shkurt për të 60-n herë Konferenca e Sigurisë - MSC ësht&eum...