Politike

Privatizimi i fabrikës "Buka"/ GJKKO pezullon për 1 vit procesin gjyqësor ndaj Ahmetajt

Gjykata sqaron se gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme.

16 Shkurt 2024, 10:28 Nga r.ll
Privatizimi i fabrikës "Buka"/ GJKKO pezullon për 1 vit
arben ahmetaj

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pezulluar për një vit procesin gjyqësor për privatizimin e fabrikës "Buka".  GJKKO shprehet se pezullimi ëhstë bërë pasi kanë konstatuar se ish-zv kryeministri i pandehur nuk ka marrë dijeni zyrtarisht për këtë proces ndaj tij.

Më tej gjykata sqaron se gjykimi nuk mund të bëhet në mungesë dhe avokatët nuk kanë tagër përfaqësimi për këtë proces, por kanë prokurë të përgjithshme. Referuar faktit se i pandehuri Ahmetaj është në mungesë, gjykata ka vendosur pezullimin e çështjes.

Kujtojmë se më 7 dhjetor, SPAK mbylli hetimet dhe dërgoi në GJKKO dosjen e privatizimit të ish-fabrikës “Buka”.  Lidhur me këtë aferë që sipas SPAK, i ka shkaktuar dëm prej 7 miliardë lekësh buxhetit të shtetit, Ahmetaj akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Asokohet Ahmetaj deklaroi nga arratia se në procedurën e privatizimit të fabrikës së bukës në zonën e ‘5 Majit’ në Tiranë, ka mbrojtur interesat e shtetit dhe nuk e ka shkelur detyrën. Ai e cilësoi hetimin e ri ndaj tij, si aktin e dytë të tragji-komedisë së politiko-drejtësisë.

arben ahmetaj buka

Sondazh

Poll