Politike

Takimi me Blinken, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për Reformën në Drejtësi

Në njoftim thuhet se Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës.

16 Shkurt 2024, 09:17 Nga r.ll
Takimi me Blinken,  kryetarja e Gjykatës Kushtetuese: Rikonfirmoi
foto nga takimi

TIRANË- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka reaguar pas takimit të djeshëm që sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken zhvilloi me krerët e drejtësisë në Shqipëri.

Në njoftim thuhet se Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës.

POSTIMI

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, zonja Holta Zaçaj, ishte e pranishme në takimin që Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, zhvilloi me krerët më të lartë të institucioneve të drejësisë në kuadër të vizitës së tij të parë zyrtare në Shqipëri.

Gjatë takimit z. Blinken rinkonfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapat për reformën në drejtësi, duke e cilësuar vijueshmërinë e saj si kyçe për zbatimin e shtetit të së drejtës, demokracinë dhe zhvillimin e vendit.

holta zacaj antony blinken gjykata kushtetuese

Sondazh

Poll