Politike

Ambasada amerikane ndan foto nga takimi i Blinken me krerët e drejtësisë në Tiranë: SHBA e palëkundur në mbështetjen ndaj tyre

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformën në drejtësi në Shqipëri.

16 Shkurt 2024, 08:48 Nga r.ll
Ambasada amerikane ndan foto nga takimi i Blinken me krerët e
pamje nga takimi

TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë foto nga takimi që sekretari amerikan, Antony Blinken zhvilloi për disa minuta me krerët e drejtësisë në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan se Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për reformën në drejtësi në Shqipëri. Gjithashtu thuhet se SHBA qëndron fort pas institucioneve të drejtësisë dhe se mbeten të palëkundur në mbështetjen e tyre. 

POSTIMI I PLOTË:

Sekretari i Shtetit Antony Blinken përsëriti angazhimin e qëndrueshëm të Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi në Shqipëri gjatë një takimi me krerët e drejtësisë dje. Megjithëse reforma nuk është e shpejtë, e përsosur, apo e lehtë, ky është momenti që institucionet e reja të drejtësisë të veprojnë me guxim ndaj pandëshkueshmërisë dhe të nxisin besimin e publikut në sundimin e ligjit. Këto sfida janë të mëdha, por Shtetet e Bashkuara qëndrojnë fort pas këtyre institucioneve dhe do të mbetemi të palëkundura në mbështetjen tonë.

ambasada amerikane

Sondazh

Poll