Sport

Drejtori Giorgio Furlani: "Pozicioni i Piolit është i vendosur, nëse Giroud dëshiron të qëndrojë dyert i ka të hapura"...

CEO i AC Milanit për të ardhmen e Maignan: "Shpresojmë që ai të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë"

16 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA
Drejtori Giorgio Furlani: "Pozicioni i Piolit është i vendosur,

ITALI - Drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, bëri një pasqyrë të së ardhmes së Stefano Piolit: "Pioli është vetëm një nga pesë trajnerët që ka arritur 100 fitore me Milanin dhe atij iu desh vetëm një ndeshje më shumë se Ancelotti: ka një marrëdhënie fenomenale mes tij, menaxhmentit dhe klubi mund të konfirmojë se pozicioni i tij është solid”.

Menaxheri kuqezi ka folur edhe për rinovimet e Giroud dhe Maignan: "Giroud po bën shumë mirë, ndoshta është pak herët, por të gjithë i dimë paraqitjet e tij: nëse ai dëshiron të qëndrojë te Milani, dera është e hapur. Maignan është një nga portierët më të mirë në botë, ai është nën kontratë edhe për dy vjet e gjysmë: shpresojmë që ai të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë."

Duke folur për “Sky Sport”, Furlani ngre alarmin për të ardhmen e futbollit italian. "Në Itali, futbolli nuk trajtohet si një industri, kështu që ne nuk jemi në gjendje të jemi konkurrues në një nivel evropian, - tha CEO i AC Milan. - Ne e humbëm betejën për Dekretin e Rritjes, por ka rregulla dhe ligje të tjera që na vënë në disavantazh krahasuar me pjesën tjetër të Evropës. Pa punuar si sistem, ne nuk do të mund të kthehemi kurrë në majat e Evropës: ky është realiteti i trishtuar."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Shkurt 2024, 20:57

VIDEO / Ndahen në paqe Feynoord-Roma!

HOLANDE - Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1. Sfida e luajtur në &...