Sport

Tuchel shpërthen dhe 'fyen' lojtarët e Bayernit: “Ju nuk jeni aq të mirë sa kam menduar, tani duhet të përshtatem me ju”

Sipas medias gjermane “Sky Sport”, Thomas Tuchel i ka quajtur lojtarët e Bayern Munichut “jo edhe aq të mirë”, pas humbjes nga Leverkusen.

16 Shkurt 2024, 10:30 Nga DOSJA

Tuchel shpërthen dhe 'fyen' lojtarët e Bayernit: “Ju

GJERMANI - Bayern Munich në krizë dhe Thomas Tuchel në dyshim! Bavarezët janë -5 pas  Leverkusenit në kampionat dhe në ndeshjen e parë për “16”-at e Champions League u mundën 1-0 nga Lazio në Romë.

Presioni ndaj trajnerit gjerman është i madh dhe duket se ai ka nisur të “humbasë” edhe në dhomën e zhveshjes. Sipas Ricardo Bassil të “Sky Sport” të Gjermanisë, Tuchel i ka sulmuar lojtarët e tij në dhomën e zhveshjes, pas humbjes 3-0 nga Leverkusen dhe i përshkroi ata, si "jo edhe aq të mirë".

“Ju nuk jeni aq i mirë sa mendova, thjesht tani duhet që unë të përshtatem me nivelin tuaj”,- citohet të ketë thënë Tuchel. Në sezonin aktual, Bayern ka një rekord në të gjitha garat prej 22 fitoresh, tre barazime dhe pesë humbje, njëra prej të cilave ishte eliminimi nga kupa nga Saarbruecken nga divizioni i katërt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Shkurt 2024, 20:57

VIDEO / Ndahen në paqe Feynoord-Roma!

HOLANDE - Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1. Sfida e luajtur në &...