Bota

Netanyahu kundërshton njohjen ndërkombëtare të shtetit palestinez

Raporti tha se SHBA, aleati kryesor i Izraelit dhe vendet arabe pranë Uashingtonit po hartojnë një plan gjithëpërfshirës për paqen e qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve pas përfundimit të luftës.

16 Shkurt 2024, 07:35 Nga N.F
Netanyahu kundërshton njohjen ndërkombëtare të shtetit
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka kundërshtuar çdo njohje ndërkombëtare të shtetit palestinez duke argumentuar se çdo iniciativë e tillë do t'i ofronte një shpërblim të madh terrorizmit.

Dy ministra me ndikim të qeverisë izraelite të ekstremit të djathtë, Itamar Ben Gvir dhe Bezalel Smotrich kanë refuzuar tashmë kushtet e planit. Raporti tha se SHBA, aleati kryesor i Izraelit dhe vendet arabe pranë Uashingtonit po hartojnë një plan gjithëpërfshirës për paqen e qëndrueshme midis Izraelit dhe palestinezëve pas përfundimit të luftës.

“Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez. Çdo njohje e tillë, pas masakrës së 7 tetorit, do të ofronte një shpërblim të madh për terrorizmin e paprecedentë dhe do të parandalonte çdo marrëveshje paqeje në të ardhmen”, theksoi Netanyahu në "X".

"Izraeli kundërshton kategorikisht diktatet ndërkombëtare në lidhje me një zgjidhje të përhershme me palestinezët," shtoi ai.

benjamin netanyahu palestine njohje shba

Sondazh

Poll