Bota

Shtëpia e Bardhë e shqetësuar: Rusia po krijon një armë të re anti-satelitore

Kjo armë nuk është ende funksionale, thanë burimet, por është e mjaftueshme për të nxitur kërcënime.

15 Shkurt 2024, 22:10 Nga N.F
 
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar: Rusia po krijon një armë
Kirby

SHBA- Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar sot se Rusia po zhvillon një armë bërthamore të bazuar në hapësirë, e krijuar për të synuar satelitët amerikanë. Kjo armë nuk është ende funksionale, thanë burimet, por është e mjaftueshme për të nxitur kërcënime.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby u shpreh se aftësia e Rusisë në krijimin e armëve është shqetësuese.

"Kjo nuk është një aftësi aktive që është vendosur. Dhe ndërsa ndjekja e Rusisë për këtë aftësi të veçantë është shqetësuese, nuk ka asnjë kërcënim të menjëhershëm për sigurinë e askujt. Nuk po flasim për një armë që mund të përdoret për të sulmuar qeniet njerëzore ose për të shkaktuar fatkeqësi natyrore këtu në Tokë," tha Kirby.

shba rusia kirby

Sondazh

Poll