Bota

Tre persona kanë vdekur nga zjarri që ra në një fabrikë në kryeqytetin indian

Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme që ndodheshin në fabrikë.

15 Shkurt 2024, 21:07 Nga S.N
Tre persona kanë vdekur nga zjarri që ra në një fabrikë
Foto nga vendngjarja

INDI- Tre persona kanë humbur jetën  dhe disa të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu ditën e sotme në një fabrikë në kryeqytetin indian në Dehli, shkruajnë mediat e huaja.

Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të materialeve të ndezshme që ndodheshin në fabrikë. Falë ndërhyrjes në kohë të zjarrfikësve flakët nuk kanë kërcënuar banesat që ishin në afërsi të fabrikës.

Zjarri ka rënë rreth orës 17:00 të së enjtes. Në vendngjarje kanë shkuar 22 zjarrfikës të cilët kanë shuar zjarrin. Në vendin e zjarrit janë gjetur tre trupa”, thuhet në njoftimin e zjarrfikësve.

indi zjarr dehli

Sondazh

Poll