Bota

Gjashtë sindikatat më të mëdha në BE refuzojnë propozimin e Komisinit Europian për produktet pa taksë doganore nga ukraina

Ndërkohë që kërcënojnë demonstrata të reja nëse kufizimet nuk forcohen në mënyrë drastike.

15 Shkurt 2024, 20:50 Nga S.N
Gjashtë sindikatat më të mëdha në BE refuzojnë
Foto Ilustrim

BRUKSEL- Gjashtë shoqata fermerësh e konsiderojnë të pamjaftueshëm propozimin e Brukselit për të përmirësuar kontrollin e fluksit të produkteve të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke besuar se qëndrueshmëria e sektorit është në rrezik. Ndërkohë që kërcënojnë demonstrata të reja nëse kufizimet nuk forcohen në mënyrë drastike.

Në fund të janarit Komisioni Europian propozoi  të rinovojë edhe për një vit tjetër përjashtimin nga taksat doganore që i dhanë Ukrainës në vitin 2022. Ky propozim nuk kënaq Copa-Cogeca që është bashkimi i dy sindikatave më të mëdha të fermerëve nnë BE.

"Nëse teksti i propozuar mbetet i pandryshuar, qëndrueshmëria ekonomike e sektorëve evropianë të shpendëve, sheqerit, grurit dhe mjaltit do të kërcënohet" për shkak të presionit nga produktet e lira, konkurruese ukrainase, paralajmëruan ata në deklaratën e tyre të përbashkët. Tavani i propozuar për të tre kategoritë e produkteve korrespondon me një vëllim të madh, të njëjtin që shkaktoi krizën aktuale, ndërsa asnjë kufizim automatik nuk parashikohet për drithërat dhe mjaltin, pavarësisht potencialit të konsiderueshëm të prodhimit" të Ukrainës," theksojnë ata.

Ata theksojnë se “konkurrenca e padrejtë” nga produktet ukrainase është një nga shkaqet që shkaktoi demonstrata masive të fermerëve. “Fermerët në Rumani, Bullgari, Poloni, Hungari dhe Sllovaki po i shesin aktualisht prodhimet e tyre me çmime rreth 40% nën çmimin e tregut, nëse arrijnë ti sheshin. Mijëra ferma kërcënohen me falimentim”, shtuan ata.

Problemi, sipas organizatave, po fillon të prekë Francën, Belgjikën, Holandën, Gjermaninë, Austrinë,  ku prodhuesit e drithërave  dhe sheqerit janë nën presion të konsiderueshëm për shkak të importeve.

fermeret be sindikata bujqesore

Sondazh

Poll