Bota

Izraeli hatërmbetje nga deklarata e Griffiths për Hamasin

Ministri i Jashtëm i Izraelit reagoi për deklaratën e Griffiths në një postim në rrjetin social X duke shkruar “Turp për të”.

15 Shkurt 2024, 19:49 Nga S.N
Izraeli  hatërmbetje nga deklarata e Griffiths për Hamasin
Foto Ilustrim

Politikanët e izraelit kanë shfaqur zemërim ndaj deklaratës së kreut të agjencisë së OKB-së për çështjet humanitare Martin Griffiths. Ai tha në një intervistë se Hamasi nuk është një organizatë terroriste por një lëvizje politike, shkruajnë mediat e huaja.

Ministri i Jashtëm i Izraelit reagoi për deklaratën e Griffiths në një postim në rrjetin social X duke shkruar “Turp për të”. Postimin e tij e ka shoqëruar me një “screeshot” nga intervista e Griffiths në Sky News. Ministri i Jashtëm izraelit e quajti Hamasin një organizatë naziste.

Griffiths, i cili foli për përvojën e tij shumëvjeçare në Kamboxhia dhe Siri, e përshkroi situatën në Rripin e Gazës si më të keqen që kishte parë.

izrael hamas

Sondazh

Poll