Bota

Donald Tump nuk ndalet, kërcënon sërish se do sakrifikojë aleatët e NATO-s përballë Rusisë

Donald Trump tha se vendet e NATO-s po qeshin me SHBA-në duke theksuar se ata mendojnë se SHBA-ja është vendi budalla.

15 Shkurt 2024, 19:16 Nga S.N

 

Donald Tump nuk ndalet, kërcënon sërish se do sakrifikojë
Donald Trump

SHBA- Donald Trump ka pësëritur kërcënimet e tij për të minuar NATO-n. Ai ka përsëritur presionin e tij për të mos mbrojtur vendet që ai mendon se nuk shpenzojnë mjaftueshëm për Aleancën Ushtarake, shkruajnë mediat e huaja.

Një ditë pas kërcënimit të hapur që bëri kur ishte në Karolinën e Jugut Trump tha : Vendet e NATO-s duhet të paguajnë. Ata duhet të paguajnë faturat e tyre. Ekonomia e tyre, kur ... shton vendet që përbëjnë NATO-n , është pothuajse e njëjta madhësi me ekonominë tonë. Pra, ne kërkojmë 200 miliardë dollarë, ata kërkojnë 25 miliardë dollarë dhe është shumë më e rëndësishme për ta, sepse ne kemi një oqean midis nesh dhe Rusisë.”

Donald Trump tha se vendet e NATO-s po qeshin me SHBA-në duke theksuar se ata mendojnë se SHBA-ja është vendi budalla. “Pra, vendet e NATO-s duhet të paguajnë. Ata nuk po paguajnë, nuk po paguajnë atë që duhet dhe qeshin me marrëzinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ne kemi një djalë që jep 60 miliardë dollarë sa herë që dikush vjen dhe i kërkon. Ne nuk duhet ta bëjmë këtë. Ata po qeshin me ne. Ata mendojnë se ne jemi vendi budalla për shkak të lidershipit tone,” tha Trump.

donald trump nato

Sondazh

Poll