Politike

"Serbia nuk po e ndihmon dialogun"/ Rama 'nuk e kursen' Kurtin: Kosovës duhet t’i kthehet besimi

Ndërkohë që shtoi se Kosovës duhet që t'i kthehet besimi dhe për këtë të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për të gjitha lëvizjet.

15 Shkurt 2024, 17:53 Nga I.A
"Serbia nuk po e ndihmon dialogun"/ Rama 'nuk e kursen'
Antony Blinken dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat ndaj homologut të Kosovës Albin Kurtit, gjatë takimit me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken. Gjatë konferencës për mediat, Rama ka theksuar se nuk duhet harruar që pa SHBA-në, nuk do të kishte Kosovë të pavarur. Ndërkohë që shtoi se Kosovës duhet që t'i kthehet besimi dhe për këtë të bashkëpunojë me ndërkombëtarët për të gjitha lëvizjet.

"Patjetër që kemi folur për rajonin. Kemi ndarë të njëjtat pikëpamje dhe shqetësime. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë për të gjitha vendet e rajonit. Do investohemi që rajoni të shkojë para sepse është në interesin në radhë të parë, tonin. SHBA kanë qenë dhe do jenë mbështetës të njohjes së Kosovës, dhe është mirë që shqiptarët kudo nga janë të mos e harrojnë se pa ta nuk do kishte një shtet të pavarur të Kosovës. Interesi i SHBA në këtë rajon, specifikisht për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri e Kosovë, është interes i dorës së dytë apo i ndarë nga interesi ynë, për të ndërtuar një të ardhme në paqe dhe prosperitet për gjeneratat e tjera.

Ndihemi të keqardhur kur shohim hapa pas dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e këtij dialogu, për dhimbjen e plagëve të një tragjedie jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë, po ashtu të vetëdijshëm edhe për faktin si sulmi terrorist në Banjskë… Serbia nuk e ndihmon si duhet procesin gjithmonë, por në radhë të parë shqiptarët e Kosovës, dhe të gjithë ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që të përparojë me kërkesat në tryezën e dialogut. Nuk janë kërkesa shtrënguese, as që Kosova të lëshojë një milimetër nga dinjiteti e sovraniteti i vet, por kërkesa që bëjnë të mundur një kontekst që ngre lart Republikën e Kosovës," tha Rama.

antony blinken antony blinken ne tirane edi rama

Sondazh

Poll