Politike

Rama me Blinken: Duam Evropën në rajon, po bëjmë çmos që të shkojmë përpara

Po ashtu, Rama ka theksuar se Shqiperia e ka dorën e shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit.

15 Shkurt 2024, 17:47 Nga I.A
Rama me Blinken: Duam Evropën në rajon, po bëjmë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se vendi ynë ka prioritet që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës për mediat me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, Rama theksoi se Shqipëria po bën çmos që të shkojë përpara. Po ashtu, Rama ka theksuar se Shqiperia e ka dorën e shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit.

“Dua ta falënderoj Blinken edhe për një mbështetje që shihet dhe flitet pak, por është e rëndësishme dhe e dobishme për ecurinë e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ky proces varet nga çfarë bëjmë ne, por prej disa vitesh ne çmojnë interesimin e administratës amerikane dhe faktin që në takime të rëndësishme me aleatë, Blinken nuk e lë pa nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tej këtë proces. Patjetër që kemi folur për rajonin dhe kemi ndarë shqetësimet. Shqipëria ka një politikë të dorës së shtrirë të miqësisë të të gjitha vendeve të rajonit. Jemi investuar që rajoni të shkojë përpara sepse është në interes të popullit tonë që bashkimin me europën ta shohë si pjesë të pandarë vlerash,” tha Rama.

edi rama antony blinken antony blinken ne tirane

Sondazh

Poll