Politike

Shqipëria nënshkruan Konventën Lubjanë-Hagë, Manja: Hap vendimtar në luftën kundër krimeve ndërkombëtare

Sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ky është një hap kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare, kompensimin e viktimave të tyre dhe për forcimin e drejtësisë penale.

14 Shkurt 2024, 21:25 Nga M.B
Shqipëria nënshkruan Konventën Lubjanë-Hagë, Manja: Hap
Ulsi Manja

HAGË- Shqipëria ka nënshkruar dhe është bërë pjesë e Konventës Lubjanë-Hagë. Sipas ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja ky është një hap kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare, kompensimin e viktimave të tyre dhe për forcimin e drejtësisë penale.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Manja shkruan se inkurajuese është pjesëmarrja e 43 shteteve në këtë iniciativë, duke përfshirë kontributin e vlerësuar të partnerëve si Holanda dhe Sllovenia.

Postimi i plotë:

Sot Shqipëria nënshkroi Konventën Lubjanë-Hagë, një hap vendimtar në luftën kundër pandëshkueshmërisë së krimeve ndërkombëtare, kompensimin e viktimave të tyre dhe për forcimin e drejtësisë penale. Inkurajuese është pjesëmarrja e 43 shteteve në këtë iniciativë, duke përfshirë kontributin e vlerësuar të partnerëve si Holanda dhe Sllovenia. Bashkë për një botë më drejtë dhe të sigurt!

hage ulsi manja

Sondazh

Poll