Aktualitet

Detajet e krimit në Durrës/ Viktima humbi jetën nga plagosja me thikë në zemër

Autori i dyshuar, Arben Koçilja, 35 vjeç, goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Raportohet se viktima dhe autori jetonin në një pallat.

14 Shkurt 2024, 13:42 Nga h.k
Detajet e krimit në Durrës/ Viktima humbi jetën nga plagosja me
Foto ilustruese

DURRËS-Detaje të tjera kanë dalë nga ngjarja e rëndë sot në Durrës, ku një 40-vjeçar humbi jetën pas goditjeve me thikë.

Autori i dyshuar, Arben Koçilja, 35 vjeç, goditi me thikë në zemër Halil Kokën, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital. Raportohet se viktima dhe autori jetonin në një pallat.

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij. Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, thuhet në njoftimin e policisë.

sherr me thika ne durres halil koka arben kocilja

Sondazh

Poll

Aktualitet 14 Shkurt 2024, 12:42 I.A

Plagosje me thikë në Durrës

DURRËS- Një plagosje ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri mes dy personav...