Aktualitet

Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, në pranga 10 shqiptarë (EMRAT)

Nga kjo grabitje autoritet arritën te zbardhin edhe 16 vjedhje të kryera në provincat e Brescia, Bergamo, Milano, Monza dhe Brianza, Pavia, Piacenza dhe Reggio Emilia dhe 4 vjedhje makinash.

14 Shkurt 2024, 10:24 Nga N.F
Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, në pranga 10
Foto ilustruese

ITALI- 10 shqiptarë jan vënë në pranga na autoritet italiane duke sjellë shkatërrimin e një bandë të specializuar për vjedhjen e banesave. Hetimet nisën pas grabitjes së një vile në Iseo ku policia arriti që të identifikonte grupin kriminal. Nga kjo grabitje autoritet arritën te zbardhin edhe 16 vjedhje të kryera në provincat e Brescia, Bergamo, Milano, Monza dhe Brianza, Pavia, Piacenza dhe Reggio Emilia dhe 4 vjedhje makinash.

Gjithashtu janë ndarë emrat e personave të arrestuar të cilët janë Alberto Mema, Mustafa Banushllari, Altin Zeqiri, Dorjan Rusi, Endri Hysi, Hamit Pashë, Anesti Arapaj, Dario Ferro, Marku Bardhok, Ilirjan Emini. Ndaj një 75-vjeçar italian është vënë masa e arrestit të shtëpisë pasi ai nuk ka marrë pjesë në vjedhje, por vetëm ka mbështetur bandën me logjistikë.

Grupi kriminal kishte një bazë logjistike në Rozzano dhe u zbulua nga pamjet e policisë të Brescias pas grabitjes së dhunshme të kryer më 11 janar 2023 në vilën Iseo të sipërmarrësit Brescian Roberto Botti.

 

itali shqiptar vjedhje arrestim

Sondazh

Poll