Aktualitet

I droguar dhe "tapë" në timon, arretohet 21-vjeçari në Tiranë

Sipas njoftimit të policisë i riu i është nënshtuar testeve të alkoolit dhe drogës tek të cilat ka rezultuar se ishte nën efektin e të dyjave.

14 Shkurt 2024, 09:52 Nga N.F
I droguar dhe "tapë" në timon, arretohet 21-vjeçari
Foto ilustruese

TIRANË- Një 21-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Sipas njoftimit të policisë i riu i është nënshtuar testeve të alkoolit dhe drogës tek të cilat ka rezultuar se ishte nën efektin e të dyjave.

Menjëhërë policia ka arrestuar të riun me inicialet A. F. për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/ Shkon në 115 numri i drejtuesve të mjeteve cilët janë konstatuar në efektin e lëndëve narkotike. Së fundi, gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.

Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave dhe fton qytetarët të denoncojnë shkeljet në 112.

tirane arrestim dehje

Sondazh

Poll