Aktualitet

Përndiqte një vajzë prej 1 viti, 27-vjeçari nga Maqellara vendoset në pranga në Tiranë

Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit"policia ka siguruar informacionet dhe ka arritur ka lokalizojë të riun deri sa e ka arrestuar për veprën penale "Përndjekje". 

14 Shkurt 2024, 08:55 Nga h.k
Përndiqte një vajzë prej 1 viti, 27-vjeçari nga Maqellara
Foto ilustruese

TIRANË- Një 27-vjeçar ka rënë ditën e sotme në pranga të policisë së Tiranës pas përndjekjes prej një 1 viti ndaj një vajze.

Në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit"policia ka siguruar informacionet dhe ka arritur ka lokalizojë të riun deri sa e ka arrestuar për veprën penale "Përndjekje". 

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.

Përndoqi një shtetase, për 1 vit, kapet dhe vihet në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 1, 27-vjeçari.

Në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në Rrugën e Elbasanit, është kapur dhe ndaluar shtetasi R. I., 27 vjeç, banues në Maqellarë, Dibër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Përndjekja", pasi për 1 vit, ka përndjekur një shtetase 29 vjeçe.

Megaoperacioni "Sundimi i ligjit" vazhdon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

arestohet 27 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll