Sport

Kriza në klubin ku luan futbollisti i kombëtares në Spanjë, shkarkon trajnerin!

Aktualisht Rayo Vallecano renditet në vend të 14-të të La Liga me 24 pikë, vetëm 7 pikë më shumë Cadiz i vendit të 18-të ose thënë ndryshe pozicion që përfshihet në zonën e rënies nga La Liga.

14 Shkurt 2024, 00:15 Nga DOSJA
Kriza në klubin ku luan futbollisti i kombëtares në Spanjë,

SPANJE - Vendimi tani është marrë, epoka e Francisco Rodriguez në krye të Rayo Vallecano ka përfunduar.

Sipas medieve kryesore spanjolle, klubi ku luan mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit Ivan Balliu, ka njoftuar trajnerin për shkarkimin e tij dhe pasdite është zhvilluar një mbledhje për të përcaktuar kushtet e marrëveshjes për zgjidhjen e kontratës, ndërsa në orët në vijim pritet edhe zyrtarizimi i këtij vendimi.

Rezultatet e fundit zhgënjyese të Rayo-s ishin fatale për Francisco-n, pesë ndeshje pa fitore, teksa në 15 ndeshjet e fundit numëron vetëm një fitore.

Aktualisht Rayo Vallecano renditet në vend të 14-të të La Liga me 24 pikë, vetëm 7 pikë më shumë Cadiz i vendit të 18-të ose thënë ndryshe pozicion që përfshihet në zonën e rënies nga La Liga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 13 Shkurt 2024, 20:19

Eskursion i Lewandowskit në Andorra...

SPANJE - Duke përfituar nga fakti se këtë të martë nuk ishte planifikuar asnjë seancë stërvitore nga Xavi, polaku...