Sport

Liverpool merr lajmin e madh për sulmuesin e saj Mohamed Salah…

I dëmtuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, sulmuesi Mohamed Salah po i afrohet një rikthimi te Liverpool.

13 Shkurt 2024, 19:54 Nga DOSJA

Liverpool merr lajmin e madh për sulmuesin e saj Mohamed Salah…

ANGLI - Një dramë kombëtare. Gjatë ndeshjes së dytë të Kupës së Kombeve të Afrikës, egjiptiani Mohamed Salah u dëmtua gjatë përplasjes kundër Ganës, duke lënë shokët e tij për pjesën tjetër të kompeticionit. 

Dhe ndërsa ai po planifikonte të kthehej për në gjysmëfinale, “Faraonët” u eliminuan në raundin e 16-të kundër Kongos, prandaj kapiteni egjiptian mbeti te Liverpooli për t'u shëruar.

Dhe ndërsa Kupa e Kombeve Afrikane përfundoi këtë të diel, Mohamed Salah u rikthye në stërvitje me Liverpool. Edhe nëse Egjipti do të kishte pasur një ecuri të madhe në CAN, kapiteni me siguri nuk do të kishte qenë në gjendje të merrte pjesë. 

Tani e tutje, është Jürgen Klopp ai që do të mund të përfitojë sërish nga shërbimet e sulmuesit. Lajm i madh për “Reds” që do të duhet të shtërngojë muskujt në garën për titull kundër Manchester Cityt dhe Arsenalit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll