Sport

Eskursion i Lewandowskit në Andorra...

Sulmuesi i Barçës ka përfituar nga fakti që sot nuk kishte stërvitje për të kaluar një ditë në dëborë me gruan e tij Anna dhe dy vajzat e tyre.

13 Shkurt 2024, 20:19 Nga DOSJA

Eskursion i Lewandowskit në Andorra...

SPANJE - Duke përfituar nga fakti se këtë të martë nuk ishte planifikuar asnjë seancë stërvitore nga Xavi, polaku Robert Lewandowski dhe familja e tij kaluan një ditë me borë në Andorra. 

Kështu ka treguar vetë sulmuesi i Barçës në profilin e tij në Instagram, duke bashkangjitur disa imazhe me bashkëshorten e tij Anna dhe dy vajzat e tij Klara  dhe Laura.

Vajzat e vogla të familjes Lewandowski janë inkurajuar nga mësimet e tyre të para të skijimit dhe gjithashtu kanë zbritur me sajë në shpatet e resortit, duke shijuar një ditë të veçantë larg rutinës.

"Duke eksploruar Andorrën për herë të parë,"- shkroi Anna Lewandowska në rrjetet e saj sociale, ndërsa Roberti postoi fotot familjare nën mbishkrimin "ikje e shpejtë me vajzat e mia".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Robert Lewandowski (@_rl9)

Pasi kaloi këtë ditë familjare në Andorra, Lewandowski duhet të kthehet në stërvitjen e Barçës këtë të mërkurë për t'u përgatitur për duelin kundër Celta në Balaídos të shtunën e ardhshme. Në orën 11:00 është planifikuar të fillojë trajnimi në “Ciutat Esportiva Gamper” nën urdhrat e Xavi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll