Sport

Italia do mbështesë Federatën e Ukrainës, për të trajnuar trajnerë dhe lojtarë të rinj...

Federata e Futbollit Italian dhe ajo ukrainase kanë rënë dakord për një partneritet për të trajnuar trajnerë dhe lojtarë të rinj ukrainas.

13 Shkurt 2024, 19:19 Nga DOSJA

Italia do mbështesë Federatën e Ukrainës, për të

ITALI - Federata Italiane dhe ajo Ukrainase e Futbollit kanë nënshkruar një marrëveshje partneriteti për trajnimin e trajnerëve dhe lojtarëve të rinj ukrainas, tha të martën Federata Italiane (FIGC).

“Objektivi është t'u ofrohet lojtarëve dhe trajnerëve ukrainas trajnime adekuate teknike, pavarësisht vazhdimit të konfliktit me Rusinë,”- tha FIGC në deklaratën e saj për shtyp.  “Ky partneritet synon të sigurojë të ardhmen e futbollit ukrainas”,- shtoi presidenti italian Gabriele Gravina.

Në këtë kontekst, lojtarët dhe trajnerët e identifikuar nga Federata e Ukrainës do t'i nënshtrohen stërvitjes në Qendrën Kombëtare të Stërvitjes Coverciano, pranë Firences dhe në struktura të tjera të menaxhuara nga FIGC.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll