Bota

ISS: Rusia është në gjendje të mbajë luftën në Ukrainë për 3 vite të tjera

Sipas bilancit Rusia po shpenzon 1/3 e buxhetit të saj për mbrojtjen

13 Shkurt 2024, 21:29 Nga S.N
ISS: Rusia është në gjendje të mbajë luftën
Foto Ilustrim

ANGLI- Instituti për Studime Stratigjike ka publikuar sot një bilanc ushtarak për vitin 2024. Bilanci ushtarak është vlerësimi vjetor i aftësive ushtarake globale. Ky institut është qendër e akuzave nga Rusia se përfaqëson shërbimet sekrete britanike.

Sipas bilancit Rusia po shpenzon 1/3 e buxhetit të saj për mbrojtjen. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit, Bastian Giegerich thotë se Rusia do të jetë në gjëndje të mbajë përpjekjet e saj të luftës në Ukrainë për 2-3 vite të tjera. Sipas tij Rusia do të sakrifiokojë cilësinë për të pasur një sasi më të madhe armësh që të mbajë luftën.

Ky raport i institutit me bazë në Londër tregon se pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që të rriten shpenzimet për mbrojtjen në mbarë botën, shumica e tyre janë rivalët e Rusisë. Shpenzimet globale të mbrojtjes u rritën me 9% në vitin 2023.

Por, sipas Giegerich, lufta në vazhdim "ka nxjerrë në pah sfidat e rritjes së prodhimit për të mbajtur ritmin me kërkesat e konfliktit" dhe po tregon të çara në gatishmërinë ushtarake evropiane.

Pavarësisht nga të gjitha shpenzimet e reja, ka një problem në rritjen e kapacitetit të prodhimit ushtarak të Perëndimit. Në raportin e saj, IISS vuri në dukje se BE-ja është në rrugën e duhur për të humbur objektivin e saj për t'i dhënë Ukrainës 1 milion predha artilerie 155 milimetra deri në mars.

Pavarësisht këtyre mangësive, lufta e vazhdueshme e Rusisë kundër Ukrainës ka shtyrë më shumë vende evropiane të përmbushin objektivin e tyre të mbrojtjes së NATO-s për të shpenzuar të paktën 2 për qind të PBB-së për ushtrinë. Sipas raportit, 10 aleatë evropianë të NATO-s arritën këtë objektiv vitin e kaluar, nga vetëm dy në 2014.

instituti per studime strategjike angli rusi

Sondazh

Poll