Bota

Kreu i sindikatës së fermerëve francezë: Protestat mund të rifillojnë

Qeveria franceze është në bisedime me fermerët për t'i rritur çmimet e tyre të shitjes në supermarkete dhe për lehtësimin e rregulloreve e burokracisë që fermerët kanë thënë se ishte një barrë për bizneset e tyre.

13 Shkurt 2024, 21:03 Nga DOSJA
Kreu i sindikatës së fermerëve francezë: Protestat mund
Nënkryetari i parë i FNSEA (Federatës Kombëtare të Bashkimit të Fermerëve) Arnaud Rousseau


PARIS- Kreu i sindikatës më të madhe të fermerëve në Francë, FNSEA, tha të martën se protestat që goditën sektorin muajin e kaluar mund të rifillojnë nëse qeveria nuk bën më shumë për të përmbushur kërkesat e tyre për paga dhe kushte më të mira pune. Qeveria franceze është në bisedime me fermerët për t'i rritur çmimet e tyre të shitjes në supermarkete dhe për lehtësimin e rregulloreve e burokracisë që fermerët kanë thënë se ishte një barrë për bizneset e tyre.

Megjithatë, kreu i FNSEA Arnaud Rousseau tha se, me 10 ditë për të kaluar deri në fillimin e konventës vjetore kombëtare të bujqësisë, qeveria nuk po bënte mjaftueshëm.

"Ne nuk po ecim me ritmin e duhur," i tha Rousseau stacionit televiziv francez TF1.

I pyetur nëse fermerët mund të rifillojnë postblloqet që goditën shumë autostrada në janar, Rousseau u përgjigj: "Me shumë mundësi", raporton Reuters.

protestat e fermereve franca

Sondazh

Poll