Bota

Gjenden katër ushtarë të vrarë armenë pranë kufirit me Azerbajxhanin/ Përshkallëzohen konfliktet midis dy shteteve

Azerbajxhani tha se kishte shkatërruar një postë luftarake armene si hakmarrje për një incident të mëparshëm

13 Shkurt 2024, 19:55 Nga S.N

 

Gjenden katër ushtarë të vrarë armenë pranë
Foto Ilustrim

ARMENIA- Armenia ka thënë se katër ushtarë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e dhunës në kufirin me Azerbajxhanin. Ky është shpërthim i parë i dhunës qëkur Armenia dhe Azerbajxhani filluan bisedimet për një marrëveshje paqeje, shkruajnë mediat e huaja.

Azerbajxhani tha se kishte shkatërruar një postë luftarake armene si hakmarrje për një incident të mëparshëm. Teksa vitine kaluar Azerbaxhani ripushtoi rajonin e tij Nagarno-Karabakh, i cili mbahej për dekada nga armenët.

Ndërsa Armenia ka akuzuar fqinjin e saj se po përpiqet të përshkallëzojë tensionet. Sulmi në provincën juglindore të Armenisë vjen disa ditë pasi presidenti i Azerbajxhanit fitoi mandatin e pestë dhe opinioni vendas ka ngritur shqetësime se ai mund të jetë duke konsideruar veprime të mëtejshme ushtarake.

Ministria e Mbrojtjes tha se sulmi i saj në pozicionin armen erdhi pasi një ushtar azerbajxhanas ishte plagosur pranë Nerkin Hand në Armeni të hënën.

Ministria e Jashtme në Azerbajzhan tha se provokimi nga krerët ushtarakë dhe politikë të Armenisë ishte një goditje serioze për procesin e paqes.

Shpërthimi i fundit ka ringjallur mendimet se Azerbajzhani i mbështetur nga Rusia, mund të detyrojë Armeninë të hapë një rrugë hekurudhore dhe rrugore për të lidhur Azerbajxhanin nëpërmjetit territorit armen me Turqinë.

Armenia kohët e fundit është distancuar nga ish-aleati i saj rus pasi nuk arriti të parandalonte rimarrjen ushtarake të Karabakut nga Azerbajxhani. Kryeministri Nikol Pashinyan tha këtë muaj se Moska nuk mund të konsiderohet më partneri kryesor i mbrojtjes i Armenisë dhe Jerevani tani sheh Francën dhe Indinë si dy nga furnizuesit e saj më të mëdhenj të armëve.

Heqja e ndikimit të Rusisë mund të jetë një detyrë sfiduese për Armeninë. Një pjesë e konsiderueshme e infrastrukturës së Armenisë, duke përfshirë hekurudhat, gazin dhe energjinë elektrike janë nën kontrollin rus. Ekziston një bazë ushtarake ruse në territorin armen dhe Armenia është anëtare e bllokut ushtarak dhe politik të Putinit.

armenia azerbajxhani

Sondazh

Poll