Bota

U tha se nuk gjendej nga mjegulla e dendur, humb jetën turistja në Brezovicë: U godit nga orteku i dëborës

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar për të gjithë vizitorët që të kenë kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.

13 Shkurt 2024, 19:52 Nga M.B

 

U tha se nuk gjendej nga mjegulla e dendur, humb jetën turistja në
Foto nga vendi

 

KOSOVA- Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka konfirmuar vdekjen e një turisteje të huaj, teksa po skijonte në Brezovicë. Sipas njoftimit, asaj i është dhënë ndihma e parë e cila nuk ka rezultuar pozitive. 

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka apeluar për të gjithë vizitorët që të kenë kujdes gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare.

Njoftimi:

Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve, por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve. Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë  e kanë lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj. Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jashtë shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla.

kosova brezovic

Sondazh

Poll