Bota

Hezbollahu kryen sulme me raketa në Izrael, plagosen 2 persona

Hezbollahu tha se kishte nisur dy sulme të ndara në Izrael, një që synonte ushtarët izraelitë dhe tjetri një ndërtesë policie në qytetin verior të Kiryat Shmona.

13 Shkurt 2024, 20:51 Nga M.B
Hezbollahu kryen sulme me raketa në Izrael, plagosen 2 persona
Forcat e sigurisë në Kiryat Shmona, një qytet izraelit pranë kufirit libanez, të martën.

LINDJE E MESME- Milicia libaneze, Hezbollahu, lëshoi ​​sot raketa në veri të Izraelit. Mediat e huaja raportojnë se nga këto sulme u plagosën të paktën dy persona. Hezbollahu tha se kishte nisur dy sulme të ndara në Izrael, një që synonte ushtarët izraelitë dhe tjetri një ndërtesë policie në qytetin verior të Kiryat Shmona. Raportohet se një djalë 15-vjeçar dhe një grua 47-vjeçare u plagosën rëndë në Kiryat Shmona, pasi ata kishin zbritur nga makina me të cilën po udhëtonin raketa antitank goditi aty pranë.

Izraeli dhe Hezbollahu, një aleat i Hamasit në Gaza, janë përfshirë në sulme ndërkufitare që nga nisja e sulmeve vdekjeprurëse të Hamasit të 7 tetorit në Izrael. Përleshjet kanë zhvendosur më shumë se 150,000 njerëz nga shtëpitë e tyre në të dy anët e kufirit Izrael-Liban.

Të martën, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, hodhi poshtë mesazhet e përcjella nga delegacionet perëndimore që vinin në Liban, duke thënë se ata ishin të fokusuar vetëm në mbrojtjen e Izraelit. Në një fjalim televiziv, ai tha se grupi i tij i armatosur do të vazhdojë të luftojë për sa kohë që lufta në Gaza të vazhdojë.

"Ju përshkallëzoheni, ne përshkallëzojmë," tha ai në një paralajmërim të dukshëm për Izraelin.

izrael liban hezbollah

Sondazh

Poll